United Hospital

Kosova ka një, Margaret Thatcher – Deniza Limani diplomatja e ardhshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Deniza Limani studente në fakultetin Juridik për shkak të rigorozitetit dhe disiplinës që ka krijuar në aktivitetet e ndryshme rinore të gjithë e quajnë si Margaret Theatcher. Ajo vërtet është e hekurt. Deniza për rajonipress rrëfen pse e la Grazin e Austrisë dhe vendosi të shkollohet në Kosovë, si e sheh ajo të ardhmen e saj, pse ka simpati për Margaret Thatcherin, sa kanë perspektivë të rinjtë kosovarë sot, cili është vizioni i saj për këta të rinj etj.

Deniza Limani është një nga rastet e rralla që ka lënë një vend të bukur e plotë me perspektivë siç është Grazi i Austrisë dhe i kthehet vendlindjes e Kosovës. Ajo nuk ka pasur asnjë hezitim në këtë drejtim dhe tani falë angazhimit dhe përkushtimit të saj është në fund të studimeve si studente e vitit të tretë në Fakultetin Juridik, me një notë mesatare prej 9.40.

Deviza për rajonipress thotë se e ka lënë Grazin sepse ka dashur të shkollohet në Kosovë. “Unë kisha një synim dhe një motiv të madh. Doja që talentin tim dhe dijen time ta tregojë së bashku me kolegët e mi në Kosovë. Doja të përjetoja të mirat e të këqijat që sjell vendi yt. Kjo ishte rruga ime dhe ky ishte vendimi im” sqaron Limani, raporton rajonipress.

Deniza thotë se me këtë gjest ka dashur të tregoj se edhe kuadrot e Kosovës kanë perspektivë dhe munden të jenë të pranueshëm kudo në botë. “Nëse në Graz isha e shkëlqyeshme si nxënëse filloriste pse nuk mundem edhe në Kosovë të jem e njëjtë” shprehet ajo.

Eco Higjiena

Ndryshe Denizën rrethi i ngushtë e thërrasin Margaret Thatcher. “Në fakt unë jam shumë e përkushtuar dhe rigoroze në punë, në studime, në takimet e shumta që kam si kryetare e Kuvendit të Rinjëve të Kosovës. Dhe për shkak të tipareve, por edhe dukjes ata më thonë se shumë i përngjajë asaj. Pse jo ndoshta një ditë mund të bëhem edhe si ajo sepse synojë të jem një diplomate dhe një kuadër që ka mundësi të ofroj një qasje më ndryshe në politikën kosovare” shprehet ajo.

Deniza aktualisht është kryetare e Kuvendit të të rinjve të Kosovës ku është e pranishme çdo ditë me aktivitete të shumta dhe është lobuese dhe këmbëngulëse për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e tyre. “Të rinjtë edhe pse janë aktiv megjithatë kanë pak përkrahje nga institucionet. Ne po mundohemi ta ndërrojmë këtë qasje sepse rinia jonë është e mrekullueshme, por ajo duhet përkrahur, sidomos me aktivitete profesionale, me ligjërata edukuese, trajnime dhe përvoja ndërkombëtare”.

Deniza ndryshe thotë se ka një përkrahje maksimale nga familja për çka i është falënderuese./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.