Uji Dea

Aliu: Shqetësuese qasja e komunës në hartimin e dokumenteve strategjike

/ 9 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Sa i përket angazhimit të zyrtarëve dhe në veçanti të asamblistëve, Hekuran Aliu kujtoi që të zgjedhurit duhet që në vazhdimësi të komunikojnë me qytetarët dhe të merren me përpilimin, adresimin e kërkesave dhe nevojave të tyre, pasi jo të gjithë zyrtarët po e kryejnë punën si duhet dhe shpesh u ikin përgjegjësive të tyre që i kanë. Shqetësim i prezantuar në këtë raport është qasja e komunës përkitazi me hartimin e dokumenteve strategjike si dhe buxhetit Komunal, pasi Komuna nuk e konsulton mjaftueshëm publikun dhe nuk i publikon të dhënat në nivele të kënaqshme të buxhetit.

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar/ Kosovo Center for International Cooperation, ka prezantuar raportin e monitorimit të Komunës së Gjilanit, respektivisht punës së Kuvendit të Komunës si dhe Komitetit për Politikë dhe Financa, përgjatë periudhës 2015; që kishte të bënte me temë “Përfshirja e publikut në vendimmarrje në Komunën e Gjilanit”.

Raportin e ka prezantuar para të pranishmëve, menaxheri i këtij projekti Hekuran Aliu, sipas të cilit raporti përmban të gjetura interesante.

Sipas tij, Qeverisja lokale në Gjilan duhet që karshi nevojave të përditshme të qytetarëve, të jetë e përkushtuar që të krijoj klimë, ku do të ketë angazhim serioz të reformimit të shërbimeve komunale përmes ngritjes së kapaciteteve të punonjësve, krahas zhvillimeve të Teknologjisë Informative dhe të krijoj kulturë të mirëfilltë të komunikimit me publikun. Pastaj, lehtësirat në qasje në informacion dhe rritja e cilësisë së informacionit, do të ndihmon që qytetarët të kuptojnë më mirë të drejtat dhe përgjegjësit e tyre, që së pari të dinë ku të drejtohen dhe si të përfshihen në procese të vendimmarrjes dhe së dyti, që Komuna të jap llogaridhënie për shpenzimin e parasë publike dhe angazhimit të saj në përgjithësi.

Aliu ka treguar edhe për metodologjinë që kanë përdorur për këtë raport, të dhënat e gjetura për transparencën e Kuvendit dhe Komitetit për politikë dhe financa, niveli i komunikimit të kuvendarëve me publikun, rreth qasjes në dokumente zyrtare, pastaj ka bërë të ditur rezultatet e një ankete të realizuar me qytetarë të Komunës së Gjilanit, në lidhje me njohuritë e tyre sa i përket funksionimit dhe pjesëmarrjes së tyre nëpër aktivitete komunale. Pastaj rreth pjesëmarrjes së publikut në debate, të përfshirjes së tij në hartimit e buxhetit.

Ndër tjera, Aliu ka prezantuar se publiku vazhdon të ketë vështirësi në lidhje me qasje ne dokumente publike. Komuna e Gjilanit nuk është transparente në dhënien në informata të dokumenteve publike.

Nga 9 kërkesat e parashtruara drejt institucioneve për qasje në dokumente publike, vetëm në dy raste Komuna e Gjilanit ka kthyer përgjigje, thotë ai.

Sa i përket angazhimit të zyrtarëve dhe në veçanti të asamblistëve, Aliu kujtoi që të zgjedhurit duhet që në vazhdimësi të komunikojnë me qytetarët dhe të merren me përpilimin, adresimin e kërkesave dhe nevojave të tyre, pasi jo të gjithë zyrtarët po e kryejnë punën si duhet dhe shpesh u ikin përgjegjësive të tyre që i kanë. Shqetësim i prezantuar në këtë raport është qasja e komunës përkitazi me hartimin e dokumenteve
strategjike si dhe buxhetit Komunal, pasi Komuna nuk e konsulton mjaftueshëm publikun dhe nuk i publikon të dhënat në nivele të kënaqshme të buxhetit.

Ndërsa, në lidhje me Kuvendin ai tha që parregullsitë e evidentuara, siç janë informimi i publikut, pastaj parregullsitë e tjera përgjatë seancave, siç janë shkeljet e Statutit të Komunës dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, të merren seriozisht dhe se zyrtarët Komunal duhet të japin llogari karshi angazhimeve të tyre, sa herë që kërkohet.

Në anketimin e zhvilluar në muajin shtator të këtij viti me 207 respodentë të Komunën së Gjilanit, z. Aliu tha se vetëm 3.4% e tyre, kanë thënë se Komuna e Gjilanit është shumë transparente, për dallim nga 23.7% që kanë thënë së Komuna është aspak transparente. Shqetësim vazhdon të mbetet qasja e Komunës në lidhje me procesin e Hartimit të Buxhetit. 73.2% e respodentëve kanë thënë se nuk janë informuar për procesin e hartimit të buxhetit dhe se 6.3% fare nuk kanë pasur njohuri. E dhënë tjetër e anketimit është se Komuna nuk konsulton mjaftueshëm publikun gjatë hartimit të dokumenteve të rëndësishme. 50.5% e respodentëve janë deklaruar se fare nuk janë konsultuar nga Komuna, ndërsa, 24.3% prej tyre, kanë thënë se janë konsultuar përmes debateve. Brengë për qytetarët vazhdon të jetë qasja e Komunës në lidhje me raportimet e shqetësimeve që ka komuniteti. Vetëm 5.8% janë deklaruar se kanë raportuar një shqetësim të komunitetit dhe se problemi është zgjidhur, për dallim nga 31.4% përkundër se kanë paraqitur ankesë te institucionet dhe se problemi i tyre nuk është zgjidhur.

Nga ana e saj, Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se ky raport është një pasqyrë që edhe kuvendi, trupat e saj profesioniste, por edhe ekzekutivi me dikasteret e veta, ka vend për angazhim edhe më të madh në punën e përditshme, që bëhet që nga kërkesa e thjeshtë e një qytetari, e deri tek planifikimet vjetore apo edhe raportimet dhe takimet publike që organizohen.

United Hospital

“Në Kuvendin e Komunës së Gjilanit ka standard të krijuar demokratik të organizimit të seancave, respektim të ligjit, duke u nisur nga ftesa për një seancë e deri tek aprovimi i akteve nënligjore nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Në seancat e Kuvendit hapësira për të dhënë kontributin profesional e politik i jepet çdo këshilltari komunal. Po ashtu edhe informimi publik që do të mbahet një seancë e Kuvendit, bëhet në mediet lokale, ueb faqe dhe njoftime të tjera të ndryshme, sikur që jemi të angazhuar maksimalisht të jemi transparent karshi qytetarëve. Ajo që deri më tani është punuar në këtë drejtim ka qenë konform harmonizimit dhe bashkëpunimit në funksion të zgjidhjes së problemeve të shumta që kanë qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi, duke potencuar se është kryesuese e të gjithë këshilltarëve.

Ajo ka thënë se ky raport dhe raporte të tjera nga organizata të tjera janë përherë kritika që pavarësisht pasqyrimit, pozitiv apo edhe rekomandimeve për përmirësim, janë shumë të vlefshme për institucionin në këtë rast, ngase ndikon në përqendrim të vëmendjes, angazhim konkret në punë, planifikim më ndryshe gjatë të ardhmes dhe është në shërbim
të përmirësimit të kushteve të qytetarëve të Gjilanit.
“Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje dhe planifikim është shumë e rëndësishme në planifikimin e drejtë dhe konform prioriteteve për investime në infrastrukturën publike”, tha ajo ndër të tjerash.

Ndërsa nga opozita, Riad Rashiti, këshilltar i PDK (opozitës) në Asamblenë Komunale, vlerësoi raportin e bërë duke thënë se ka pasqyruar mirë të metat dhe defektet e punës së Kuvendit Komunal dhe të Komitetit për Politikë dhe Financa, bile sipas tij ka edhe më shumë shkelje që nuk janë pasqyruar dhe se ato edhe si opozitë, PDK-ja, e ka ngrit zërin përherë por nuk është përfillur nga pozita.

Rashiti ka thënë se e keqja është që Kuvendi Komunal ka rënë në ndikim dhe është shndërruar në instrument të ekzekutivit dhe këtu burojnë pastaj shkeljet e shumta në punën e këtij organi.

Ai ka thënë se këto shkelje që po ndodhin tani nuk kanë ndodh në të kaluarën kur në pushtet ishte PDK, ndërsa ka qenë kritik edhe në rolin e kryetarit i cili së paku, në ato tema që trajtohen në Kuvend, dhe kur është i obliguar me ligj, do të duhej të ishte prezentë sepse është fare pak i pranishëm.

Ai po ashtu pati vërejtje edhe në MAPL-në, që e quajti të papërgjegjshme që siç tha ai duket se nuk i shikon fare vendimet e kuvendit që i dërgohen për verifikim të ligjshmërisë dhe kjo është parë pastaj me reagimet e vonshme në disa raste.

Rashiti pati vërejtje edhe sa i përket qasjes në dokumente publike dhe vuri në spikamë mos gatishmërinë e institucioneve për t’iu përgjigjur interesimit të opozitës që bëhet përmes shkresave, të cilat kryesisht mbesin pa përgjigje.

Isa Shefkiu, nga Shoqëria civile tha se shkelje ka edhe më shumë sesa që ka përfshirë ky raport dhe tha se do të ishte mirë që të ishte më gjithëpërfshirës, derisa edhe Nevzad Isufi nga Vetëvendosje, vlerësoi raportin dhe të gjeturat duke thënë se edhe Kuvendi edhe Komiteti do të duhej të ishte vetëkritik të i merr me dashamirësi rekomandimet dhe vërejtjet e gjetura që të përmirësohet në të ardhmen.

Avdyl Aliu, nga LDK, nuk u pajtua me shumë vërejtje që ishin të gjetura të raportit , duke thënë se konform materialit të raportit ato qëndrojnë mirë por jo edhe me realitetin e edhe zijanin Maliqi tha se çështja e buxhetit është trajtuar me transparencë të madhe.

Gjithashtu, kontributin e tyre në këtë debat e kanë dhënë edhe këshilltarët Nevzad Rushiti, Bujar Nevzati e Fehmi Sylejmani, Shaban Terziu nga shoqëria civile, përfaqësuesja nga OSBE, studentë dhe zyrtarë të tjerë.

Ndryshe, ky debat është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan duke aplikuar Mediumet Sociale”, i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, dhe ka për qëllim të ofrojë zgjidhje inovative siç janë përdorimi i medieve sociale dhe aplikacioneve mobile, si formë informimi për të rritur pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje si dhe të fuqizojë bashkëpunimin midis rinisë dhe institucioneve lokale, për të promovuar një proces të hapur të vendimmarrjes lokale dhe transparent, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë thuhet në njoftimi e KCIC/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.