Mobi Casa

Urgjentisht të ndërpritet dialogu në Bruksel!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndërtimi i murit ndarës në veriun e Mitrovicës mund të shkaktojë eskalim të situatës, kështu që partitë opozitare kërkojnë të ndërpritet dialogu sa më shpejt me Beogradin, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Ndodhitë e fundit në veriun e Mitrovicës dhe mosimplementimi i marrëveshjeve të arritura mes Beogradit e Prishtinës zyrtare kanë dëshmuar se dialogu duhet të ndërpritet urgjentisht mes dy palëve në Bruksel. Njohës të çështjeve politike në vend thonë se muri në Mitrovicë po rrit tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe se, sipas tyre, kjo situatë mund të jetë shkaktar i tensioneve potenciale.

Disa opozitarë thonë se zgjidhja e problemeve në Mitrovicë qëndron në largimin e ministres Tahiri apo në dorëheqjen e kryeministrit Mustafa, sipas të cilëve deri në një hap të tillë vazhdimi i bisedimeve Prishtinë – Beograd po shihet si i pakuptimtë.

UBT

Subjekti më i madh opozitar në vend, Lëvizja “Vetëvendosje”, (LVV), e vlerëson si të rrezikshëm ndërtimin e murit në Mitrovicë. Koordinatorja për Qendra në këtë Lëvizje, Teutë Rrusta, deklaron se ky veprim i tillë vjen si pasojë e negociatave në Bruksel.

“Ndërtimi i murit në Mitrovicë më së shumti e rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, e cenon shtetësinë e saj. Ky mur, i cili vjen pikërisht si pasojë e negociatave të padrejta dhe pa kushte, e thellon edhe më shumë gjendjen e rënduar, ku është katandisur Republika e Kosovës”, ka thënë Rrusta.

Sipas saj, raportet shqiptaro-serbe i përmirëson vetëm dialogu i barabartë i institucioneve të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.