UBT

Matoshi priti zëvendësministrin Ilazi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës e ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Integrimeve Evropiane Ramadan Ilazin, me bashkëpunëtorët. Nënkryetari Matoshi e njoftoi zv.ministrin Ramadan Ilazi me të arriturat e Komunës së Kamenicës në të gjitha fushat, e në veçanti me projektet e infrastrukturës që po implementohen, si dhe me punën e përkushtimin e Komunës për rrugën evropiane të Kosovës.

“Ne kërkojmë më shumë mbështetje për Kamenicën nga Qeveria e Kosovës, kemi nevoja të shumta në infrastrukturë dhe jemi ndër komunat më së paku të përkrahura nga Qeveria e Kosovës. Ne do të integrohemi vetëm kur të arrijmë të plotësojmë standardet dhe kushtet normale për jetesën për qytetarët tanë, këtë Kamenica nuk mund ta arrijë e vetme, andaj kërkojmë trajtim të barabartë me komunat e tjera” ka thënë Matoshi.

Zëvendësministri Ilazi, ka thënë se ky do të jetë viti evropian i Kosovës dhe të gjitha autoriteteve të saj si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. “Ne kemi ndërmarrë një fushatë për agjendën evropiane të Kosovës, dhe po vizitojmë komunat tona për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për ti informuar ata me këtë agjendë. Hyrja në fuqi e MSA në fillimin e vitit 2016, vlerësimi pozitiv në raportin për liberalizimin e vizave janë tregues të qartë se cila është rruga e Kosovës. Në fillim të janarit ne do ta presim Komisionerin Avramopulus të cilit do t`i prezantojmë raportin me kriteret e plotësuara përsa i përket liberalizimit të vizave. Siç e kemi thënë në vitin 2016 qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen” tha zv. Ministri Ilazi.

Hidromorava

Një informatë të përgjithshme lidhur me detyrat dhe obligimet e Komunës në procesin integrues e bëri shefi i Zyrës Komunale të Integrimeve Zijadin Thaqi. “Kamenica është angazhuar që të jetë ndër komunat e para që i dërgon raportet në ministri. Komuna dhe zyra e integrimeve kanë nevojë për më shumë përkrahje në fushata vetëdijesimi për agjendën evropiane. Zyra që e drejtoj ka ndërmarrë disa hapa për të informuar nxënësit e shkollave të mesme me institucionet e BE dhe funksionimin e tyre” tha Thaçi.

Matoshi së bashku me zv.ministrin Ilazi dhe bashkëpunëtorët e vizituan objektin e ndërtesës së re të Komunës, ku nënkryetari Matoshi, kërkoi nga zv.ministri Ilazi që në takimet me Komisionin Evropian të ushtrohet trysni që ky objekt të përfundojë sa më parë./rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.