ARKATANA

Haziri takon Batary për thellimimin e bashkëpunimit ekonomik mes Gjilanit dhe Sllovakisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim shefin e misionit të zyrës ndërlidhëse në Kosovë, Lubomir Batary.

“Falënderoj z. Bataray për vizitën në Gjilan, i cili ka ardhur për të parë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, rolin e komunës në zhvillimin lokal ekonomik, potencialin ekonomik të Gjilanit, ku e njoftova për mundësitë që biznesi i Gjilanit i ka, ambientin e qëndrueshëm ekonomik që është në Gjilan, që përfshinë asnjë lloj tarife dhe takse që bizneset në Gjilan i kanë. Poashtu, e njoftova që ne jemi komuna e vetme që e ulë tatimin në pronë çdo vit për 15 për qind, duke valorizuar mundësitë dhe potencialet që investitorët dhe bizneset mund t’i kenë”, tha pas takimit kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai theksoi në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik mes bizneseve gjilanase dhe atyre sllovake, duke thekuar se Gjilani është qyteti me mundësitë më të mira për të bërë biznes.

“Duke përfshirë brendinë më të madh që e kemi marrë në vitin e kaluar në panairin e madh të Cyrihut për qytete dhe Gjilani është qyteti me mundësitë më të mira për të bërë biznes. Ne jemi të privilegjuar që kemi arritur të krijojmë një model të mirë të të bërit biznes dhe si ambient i tillë është brenda që mund të ndikojë edhe tek bizneset në Sllovaki për të investuar në Gjilan. Poashtu, mund të bashkëpunojmë edhe në aspektin e industrisë së lehtë”, tha Haziri.

United Hospital

Ndërkaq, shefi i misionit të zyrës ndërlidhëse në Kosovë, Lubomir Batary, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mundësinë që të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Sllovakisë.
“E falënderoj kryetarin Haziri për pritjen dhe që patëm mundësi që të diskutojmë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Sllovakisë. Përkundër dallimeve që kemi për sa i përket statusit të shtetit, kjo nuk duhet të jetë pengesë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik.

Sllovakia mbështet integrimin europian të Kosovës dhe si provë e një mbështetje të tillë është mbështetja që shteti ynë dha për nënshkrimin e marrëveshjes së fundit”, tha ai.

Pas takimit me kryetarin Haziri, Batary ka takuar ndërmarrësit e komunës së Gjilanit, për të nxitur më tutje bashkëpunimin mes tyre dhe bizneseve sllovake./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.