Karaqeva e përmbyll vitin 2015 me protesta në mbrojtje të kufirit
Gjilan – Banorët e Karaqeves janë të vendosur që me të gjitha mjetet ta mbrojnë vijën kufitare me Serbinë. Edhe pse asnjë institucion qendror nuk i ka përkrahur deri tani Selver Lenjani thotë se më 25 dhjetor do të organizohet një protestë paqësore për të sensibilizuar vijën kufitare në Karaqevë.
Derisa shumica e komunave përgatiten për fundvit, kjo nuk do të ndodhë për banorët e Karaqevës të cilët kanë vendosur që më 25 dhjetor të protestojnë në mënyrë të qetë tek vendi i quajtur “Uji i qeshmës”.
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit tha për rajonipress se ndonëse asnjëherë nuk kanë pasur përkrahje nga institucionet qendrore, kjo protestë organizohet pikërisht për të sensibilizuar problemin e Karaqevës. “Ne kemi vërejtje edhe tek opozita e cila kufirin po e sheh si punë krahinash. Karaqeva është shumë më problematike se sa vija kufitare me Malin e Zi” thotë Lenjani.
Lenjani është i bindur se do të gjejë mbështetje kjo protestë paqësore, derisa thotë se i ka ftuar të gjitha partitë dhe institucionet./rajonipress/


