Thaçi president, njollë për Kosovën
Pasojat e një vendimi të paralajmëruar. Republikën e presin ditë të vështira
“Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës do të ishte tragjedia më e madhe për këtë vend. Si mund të bëhet president një njeri që e ka sjellë Kosovën në këtë derexhe”, u shpreh analisti Faik Krasniqi
Veprimet e fundit të ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, pas dështimit të liberalizimit të vizave, vlerësohen të pamatura dhe skandaloze. Zgjedhja eventuale e Thaçit president, me këtë retorikë të ashpër në raport me BE-në, sipas analistëve politikë, do të ishte një skandal plus për lidershipin politik të Kosovës dhe për vetë shtetin. “Thaçi gjatë këtyre dy mandateve, sa ka udhëhequr me vendin, tejskajshëm e ka identifikuar vendin me çdo dukuri negative.
Ndërsa tash personaliteti i tij është sinonim i destabilitetit të brendshëm, ku përfshihen shumë skandale dhe afera të ndryshme korruptive”, tha politologu Arsim Haziri për “Kosova Sot”. Me Thaçin president eventual dhe diplomat joserioz, sipas Hazirit, Kosova do të mbetet edhe për shumë kohë larg në rrugën e integrimeve evropiane./kosova sot/


