Kosova pretendon se plotësoi kriteret për liberalizim me një aktakuzë për krim të organizuar
Me një aktakuzë për krim të organizuar kundër tetë personave, Kosova pretendon se ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash që ka të bëjë me luftimin e këtij lloji të krimit, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo aktakuzë është një nga “top 50 rastet e shënjestruara nga Prokuroria” bazuar në një plan të quajtur “Procedurat standarde të veprimit për përzgjedhjen e shënjestrave të krimeve të rënda”.
Këtë plan strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional mes prokurorit të Shtetit dhe agjencive që zbatojnë ligjin në Kosovë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit e ka përmendur Ministria e Integrimit Evropian, si përmbushje të kritereve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Megjithatë, ky plan për luftimin e krimit nuk ka çuar para drejtësisë asnjë të akuzuar të profilit të lartë. Si pjesë e tij është një aktakuzë kundër drejtorit të kompanisë së naftës “HIB Petrol”, që ka të bëjë me furnizimin e shkollave të Prishtinës me naftë për ngrohje. Për të tjera raste konkrete Prokuroria kurrë nuk ka folur.
http://koha.net/?id=27&l=90199


