Fundamenti

Parashikimi i motit për ditët e para të dhjetorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dhjetori 2025 në Kosovë fillon me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në mëngjes vende-vende do të ketë mjegull dhe ngrica, kurse dita vijon kryesisht me diell duke mos përjashtuar vranësirat lokale.

Temperaturat në mëngjes pritet të zbresin deri në -1 apo -2 gradë Celsius, kurse gjatë ditës do të rriten dukshëm deri në 11 apo 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi Dhjetori fillon me pak vranësira e më shumë mot stabil dhe me diell. Pak më shumë vranësira priten në pjesë të veriut dhe qendrës së Shqipërisë.

Mobi Casa

Pas shumë ditëve me reshje më në fund do të jetë një ditë pa reshje atmosferike.

E Marta pritet të jetë relativisht e ngrohtë sepse do të kemi masa ajrore nga Mesdheu që vijnë në rajonin tonë dhe këto masa ajrore janë të ngrohta, por janë të pasura edhe me vranësira. Në Shqipëri lokalisht menjëherë të martën priten reshje e rrebeshe shiu, por këto reshje do të jenë të karakterit lokal.

Edhe në Kosovë të martën do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje të dobëta shiu dhe afatshkurtra. Në Maqedoni priten më shumë intervale kohore me diell, por lokalisht vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Në viset e larta malore si në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe jug të Kosovës do të ketë reshje bore. E Mërkura sjellë më shumë vranësira e më shumë reshje shiu sidomos në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.