Mobi Casa

Destani: Asociacioni i Luginës i ngutshëm dhe pa përkrahje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse seanca konstituive u mbyll më 12 shtator, për të vazhduar punën grupet punuese në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave shqiptare të Luginës, tash e katër muaj themeluesit po vazhdojnë heshtjen.

Kjo heshtje për deputetin popullor Shaip Kamberi, është siç është shprehur vrasje e Asociacionit nga vetë themeluesit e saj.

Për Skender Desatnin, nënkryetar i Komunës në Preshevë, ky asociacion ka qenë i ngutshëm dhe si i tillë nuk e ka pas përkrahjen e duhur.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile nga ana tjetër mendojnë se edhe ky veprim, është dëshmi e dështimit të vazhdueshëm të kësaj klase politike në Luginë.

Uji Dea

Ndërkaq, Enkel Rexhepi i Këshillit të Drejtave të Njeriut të Luginës, Asociacionin e ka vlerësuar si farsë politike.

Asociacioni i Komunave Shqiptare të Luginës, është një vendim politik i marrë më 12 shtator në Preshevë nga këshilltarët e tre subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Preshevë dhe Bujanoc dhe që nuk ka pas përkrahje të faktorëve vendor dhe ndërkombëtarë./

Ndërkohë që nga kjo seancë nuk ka pas asnjë veprim të themeluesve, as ndonjë përkrahje të faktorëve relevant./Titulli.com/