ARKATANA

Mozaik Satirik – Viti i Ri

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Vit i Ri, o Vit i mbarë, Mos paç punë me shqiptarë, Ndonëse janë racë e mirë, E kanë kokën sall dëshirë.

A i sheh, lum Ti Viti
Si lakmia i koriti
Të ndërsyer për pushtet
I kërcejnë dhe nënës së vetë

Këta n’ pozitë sjellin dhunë
Opozita mbjell furtunë
Si në rrugë dhe n’ Parlament
S’kemi qarë sa 100 vjet

Gaz lotsjellës, vezë dhe gurë
Katandisur n’ katrahurë
Gjithë shqiptarët në protesta
S’i kursen dot as festa

Fundamenti

Ndaj Ti Vit, o Vit bujar
Ki kujdes me shqiptarë
Mbaje mirë thesin në shpinë
Se ta fshijnë pa mbërri n’ Luginë

E nuk ke pastaj dhurata
Për liderët me kravata
Që janë mësuar me mirësi
Gëzuar qofsh, o Vit i Ri !

Sevdail Hyseni