FIDANISHTJA

Vetëm fitore për Majlindën e Norën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova kanë njohur vetëm fitore të shtunën në Ligën e Kampionëve të klubeve (Golden League) në xhudo, shkruan sot Koha Ditore.

Kelmendi e Gjakova garuan për Galatasarayn e Turqisë, që ishte shpallur kampion edicionin e kaluar. Mirëpo, me gjithë fitoret e xhudisteve kosovare, Galatasaray dështoi të mbrojë titullin.

Galatasaray zuri vetëm vendin e pestë. Majlinda pati tri lufta dhe i fitoi të tria, ndërsa Nora Gjakova u aktivizua nga Galatasaray vetëm në repesazh dhe e fitoi përballjen e saj, ndonëse luftoi në kategorinë deri 63 kilogramë, që është një kategori më lartë nga ajo që lufton, 57 kilogramë.

HW

Kjo ishte gara e fundit ndërkombëtare e vitit. Për të tretën herë rresht xhudistet më të mira në vend paraqiten për Galatararayn në garën më të madhe të klubeve në xhudo.

http://koha.net/?id=6&l=90051

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.