Nuri Seferi anulon meçin e 9 janarit
Boksieri shqiptar Nuri Seferi përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se ka anuluar meçin e tij të radhës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Seferi ka bërë të ditur se ka lënduar krahun e djathtë, që i pamundëson të zhvilloj meçin e 9 janarit kundër Noel Gevorit, transmeton Koha.net. Ai ka shtuar se meçi ndërmjet tyre mund të ndodh disa muaj më vonë.
“Me keqardhje dëshiroj t’ju lajmëroj të gjithëve se ndeshja ime e planifikuar më 9 janar 2016 kundër Noel Gevorit do të anulohet për shkak se gjendja e ime shëndetësore nuk është e duhur për t’u ngjitur në ring. Pasi kam marr një lëndim të rëndë në krahun e djathtë, e kisha pothuajse të pamundur për t’u përgatitur për një ndeshje kaq të rëndësishme. U kërkoj falje të gjithë juve që prisnit ngjitjen time në ring, por kjo nuk do të vonojë, i dëshiroj fat Noelit, dhe besoj se ndeshja ndërmjet nesh do të ndodh disa muaj më vonë”, ka shkruar Seferi.
Kjo është hera e dytë radhazi që Seferi anulon takimet e tij, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe më 24 tetor.

