Eko Higjiena

Lumnije Osmani dhe Pranvera Hoxha dhurojnë një mbrëmje të shkëlqyeshme të muzikës klasike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ato kanë performuar pjesë nga veprat e Aexander Glasunow – “Elegie”, E. Bloch – “Suite Hebraique”, Enrique Granados “Dazas Espanolas”, Rauf Dhomi – “Rondo” dhe Valton Beqiri – “Quasi Kaba”.

Lumnije Osmani dhe Pranvera Hoxha, njëra në violë dhe tjetra në piano kanë mbajtur koncert solistik në Gjilan, ku në kuadër të programit të tyre kanë performuar pjesë nga veprat e Aexander Glasunow – “Elegie”, E. Bloch – “Suite Hebraique”, Enrique Granados “Dazas Espanolas”, Rauf Dhomi – “Rondo” dhe Valton Beqiri – “Quasi Kaba”. Ato u kanë dhuruar gjilanasve një mbrëmje të shkëlqyeshme të muzikës klasike, në koncertin e mbajtur në sallën e Qendrës “Don Bosko”.

Pas koncertit, Lumnije Osmani, ka theksuar se është kjo hera e parë që mbanë koncert solistik në Gjilan. Ajo ka theksuar se ka bashkëpunim shumë të mirë me Pranvera Hoxhën dhe ka shprehur besimin se ka plotësuar kërkesat e publikut, i cili në baze të duartrokitjeve që dha ka mbetur i kënaqur.

Mobi Casa

Edhe Pranvera Hoxha, ka theksuar se nga urimet që morën nga publiku dhe nga përzgjedhja që bënë besojnë se publiku është ndarë i kënaqur dhe në fund doli se bënë mirë që këtë koncert fillimisht e mbajtën në Gjilan, ngase ky qytet është vendlindja e Lumnijes. “Besoj se publikut gjilanas ia kemi dhuruar një mbrëmje të shkëlqyeshme të muzikës klasike”, ka thënë Pranvera Hoxha.

Lumnije Osmani ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në klasën e profesorit Arian Paco, kurse studimet e masterit i mbaroi në klasën e profesorit Blerim Grupi po në Tiranë. Ajo ka realizuar shumë koncerte, është aktive në formacione koncertale si dhe anëtare e rregullt të Filarmonisë së Kosovës dhe orkestrën kamertale “Rexho Mulliqi”. Aktualisht ajo punon si voliste në Filarmoninë e Kosovës dhe si mësimdhënëse në Shkollën e Muzikës në Gjilan.

Pranvera Hoxha, ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në klasën e profesor Anita Tartari, kurse studimet e magjistraturës i ka përfunduar në Fakultetin e Muzkiës në Shkup në klasën e profesorit T. Svetiev. Ajo aktualisht punon si koorepitore në klasën e Flautit dhe Klarinetës pranë Universitetit të Prishtinës – Fakulteti i Muzikës dhe profesoreshe pianos në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.