Tokë e lashtë sa emri i tokës – poezi nga libri, “Koha e thirrjeve”
Ju që në Vjenë falët tokë t´atdheut dhe sajuat djepin serb në Kosovë ju vraftë buka e pushka e Kosovës tradhëtia me asgjë nuk mbulohet.
Le të mbijë bari, le të rritën pemët
dhe s´di sa mund të gërvisht pena
tradhëtia juaj me asgjë s´mbulohet
atdheut tuaj ju i bëtë shumë keq
Tradhëtarë, ju vraftë buka Kosovës
loti i nënave nëpër dritare, fëmijët
e mbetur jetim, plaga e grave të
veja, dhe gjaku i mijëra të rënëve
Ju që në Vjenë e Bruksel falët tokë
t´atdheut, tokë të së ardhmes sonë
kundrejt favoreve në biznes e euro
tradhëtia juaj me asgjë s´mbulohet
Fol Kosovë, Kosovë e së ardhmes
s´falen tokat e lashta stërgjyshore
as toka e mija brezave të palindur
dhe as toka e lashtë sa emri i tokës!..
Rrustem Geci – Dortmund, 2015


