Qerim Mustafa ishte pedagog i dalluar i jetës arsimore
Gjilan – Qerim Mustafa (1940), nga Gjilani, është një figurë e dalluar dhe e paharruar e arsimit shqip. Shkolla kombëtare shqipe nuk do t’i harrojë kurrë arsimtarët e saj punëtorë. Ajo emrat e tyre i ka shkruar e skalitur në analet e saja të shenjta. Ata janë pishtarët e dritës së popullit. Ata mbijetuan dhunën më të egër në historinë e shkollës shqipe. Kurrë në jetë nuk u gjunjëzuan para okupatorit barbar serbe. Dhe, sot gjithsesi ka vend të përkujtohen për sakrificën që bënë për të mbijetuar shkolla shqipe.
Në 15-vjetorin e vdekjes së Qerim Mustafës
Qerim Mustafa (1940), nga Gjilani, është një figurë e dalluar dhe e paharruar e arsimit shqip. Është para se gjithash, një gur në kështjellën e madhe të arsimit shqiptar. Ky arsimdashës punëtor e deshi shkollën me zemër. Shkollimin fillor e kreu në Gjilan, më 1947. Gjimnazin e filloi në vitet e para të punës së kësaj vatre të diturisë, më 1955, për të mbaruar këtë shkollim të mesëm me kohë në vitin 1959. Kjo kohë, kur mësoi Qerim Mustafa, ishte kohë e rëndë, kohë me përcjellje. Populli jetonte me një jetë skamnore. Me skamje jetoi edhe familja e Qerim Mustafës. Nga kjo gjendje e rëndë ekonomike, ai nuk pati mundësi të shkollohet me rregull.
Qerimi, si kreu gjimnazin, mbeti pa i vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës. Ai gjatë kësaj kohe, 1959/60 u detyrua ta marri ditarin në dorë. Dhe, pas tetë vjetësh, në moshën 19-vjeçare e mori ditarin e shkollë shqipe. Për të parën herë e filloi punën si arsimtar në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan. Dhe, jo vetëm kaq. Ai u dallua në punë. Në këto vite të para të punës e gjejmë duke punuar në Gjimnazin e Vitisë. Në vitin 1964 Qerim Mustafa e fillon punën në Shkollën Normale “Skënderbeu” të këtij qyteti (Gjilanit). Ai gjatë kësaj kohe,edhe punoi, por edh studioi me korrespondencë. Dhe në vitin 1970 diplomoi në Fakultetin Filozofik, në Degën e Biologjisë. Gjer në vitin 1971 punoi sis profesor i shkollës Normale. Edhe këtu edukoi dhe arsimoi breza të tërë shkollarësh.
Qe punëtor i madh i arsimit. E deshi punën me shkollarë. Ishte i afërt me nxënës, por i afërt ishte edhe me kolegët e shkollës ku punoi. I përballoi sfidat e kohës. U dallua edhe si atdhetar. Kur erdhi viti 1968, Qerim Mustafa qe i pari që me duar e veta qëndisi shqiponjën dykrenare në flamurin kombëtar në dasmën e vëllait. Dhe, shpeshherë ai ka shtuar: “Dasma pa flamurin shqiptar është një gazmend pa peshë e pa vlerë”.
Më vonë, Qerim Mustafa “ndahet” nga puna e shenjtë arsimore me ditar në dorë. Këtë “ndarje” e konsideronte si një “dhimbje” në jetë. Ishte mësuar të ligjërojë bukur lëndën e Biologjisë me dituritë e vetë të dijes me kënaqësi i përcolli tek nxënësit shkollarë. Por, puna e tij me nxënës la mbresa të pashlyeshme në jetë e në punë. Më 1 mars të vitit 1971 e fillon punën në Sekretariatin për Veprimtari Shoqërore si inspektor i arsimit në Gjilan. Kohët e fundit, ai zgjedhet kryeshef i Shërbimit Shoqëror të Inspeksionit të Arsimit në komunën e Gjilanit.
Këtë detyrë të rëndësishme e të shenjtë të arsimit shqip, Qerim Mustafa e kreu me nder punën ku punoi e veproi gjer më 18 dhjetor të vitit 2000, kur vdekja e “gjeti” në krye të detyrës së shkollës kombëtare shqipe.
Qerim Mustafa qe pedagog me plot kuptimin e fjalës. I urtë, punëtor, por edhe ekspeditiv në detyrën e tij të caktuar. Ai punën e çmoi lart. Atë e respektoi dhe e deshi me shpirt e zemër. Dhe në këtë rrugë të shenjtë të arsimit, ai i udhëzoi fëmijët e vet, katër molla të jetës, të shkollohen dhe ta duan arsimin, dritën e njerëzimit. Si një, Artani student, Arijeta, arsimtare e matematikës në shkollën fillore “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë, Luljeta, atë kohë në Farmaci dhe Violeta mësuese e ardhshme e Fakultetit të Mësuesisë në Prishtinë.
Qerim Mustafa ishte dhe mbeti një figurë e madhe e arsimit shqip. Ai qe i dalluar në jetën e arsimit shqip. /tefik selimi/rajonipress/

