HW

Kjo që po i ndodhë Lorik Canës, është shumë e çuditshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lorik Cana rrezikon të mos zbresë në fushë, në sfidën ku Nantes luan në fushën e Lorient, të vlefshme për javën e 19-të të Ligue 1 franceze. Kjo pritet të jetë një tjetër mungesë për kapitenin e Kombëtares shqiptare, pas asaj të fundjavës së kaluar, ku 32-vjeçari ishte i pezulluar në ndeshjen ku Nantes barazoi 1-1 në fushën e saj përballë Toulouse, shkruan “Supersport.al”.

Arsyeja mbetet një mister për tu zgjidhur, pasi variantet e publikuara janë të ndryshme. Sipas burimeve pranë skuadrës së kanarinave, vendimi i trajnerit Der Zakarian për ta lënë Canën në stolin e rezervave lidhet me faktin që stafi teknik i Nantes beson se mbrojtësi shqiptar është në vështirësi kur luan në fushë me bar sintetik, siç është ajo në stadiumin “Stade du Moustoir”.

KKVITI

Vendimi për të lënë Lorik Canën në stol do të ishte i pakuptimtë, edhe duke vlerësuar gjendjen alarmante në skuadër prej mungesave. Shtatë lojtarë janë në fazën e rikuperimit, duke bërë që formacioni të jetë në emergjencë të plotë.

Një tjetër argument për mungesën e Lorik Canës janë raportimet se kuqeziu nuk e zhvilloi të plot seancën stërvitore gjatë paradites së të Premtes dhe sipas mediave franceze kjo lidhet me probleme të lehta fizike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.