Gjilani pranon 450 libra shkencor, të dhuruara nga MASHT dhe Universiteti “Hasan Prishtina”
Gjilan – Komuna e Gjilanit ka pranuar sot 450 librave shkencor, të dhuruara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Donacioni përbëhet nga 81 tituj nga 5 ekzemplarë, ndërkaq të gjithë titujt do të klasifikohen dhe do të shpërndahen nëpër fusha dhe sektorë të caktuar, ku studentët do të mund të shërbehen.
Një pjesë e librave do të vendoset në Bibliotekën e kryetarit të Komunës, ku gjithashtu do të jetë në shërbim të lexuesve dhe studentëve.
Vlera e këtyre librave është mbi 16 mijë euro./rajonipress/


