ARKATANA

Arifi: Inkuadrimi i shqiptarëve në organet shtetërore edhe më tej problem serioz…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, edhe një herë e ka përkujtuar Qeverinë e Sërbisë se ka ngecuar në disa aspekte, veçmas në inkuadrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, që sipas Arifit është një problem i cili duhet zgjidhur sa më parë, nëse qevria mendot që edhe në këtë pjesë të vendit të ketë zhvillim dhe stabilitet.

Mobi Casa

Në fjalimin e tij Arifi ka thënë se, “Qeveria e Sërbisë Trupin koordinues e ka formuar me qëllim të zhvillimit ekonomik, sigurisë, kyçjen e shqiptarëve në organ shtetërore dhe zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës, lirishtë mundë të them se, sa i përket infrastrukturës në këtë drejtim është punuar mjaftë, kurse sa i përket sigurisë kemi një situatë relativishtë të qetë, por mundë të them se inkuadrimi i shqiptarëve është zero, qeveria për këtë çështje ka mundë të bëjë më shumë në aspektin e zhvillimit ekonomik. Kjo nuk është vetëm në dëm të shqiptarëve por edhe të sërbve të cilët jetojnë në Bujanoc” ka thënë Arifi./BujanociNet/