Xhaka në Ligën Premier
Granit Xhaka mund të kaloj në radhët e skuadrës së Ligës Premier.
Kështu së paku shkruan e përditshmja britanike Daily Mail, e cila raporton se mesfushori i Borussia Monchengladbach ka zgjuar interesim e Arsenalit.
“Gunners” kanë hyrë në garë për blerjen e 23-vjeçarit, i cili po kërkohet me ngul nga trajneri francez i klubit londinez, Arsene Wenger.
Por, mbetet të shihet nëse mesfushori shqiptar do të kalon në Arsenal apo Bayern Munich, pasi që kjo e fundit raportohet se është shumë afër reprezentuesit zviceran. /Telegrafi/


