Kthehet Ilir Azemi, për ta bërë “tripin” e vitit
Duket se sulmuesi nga Kosova i Greuther – Furth, Ilir Azemi, është rrugës së rikuperimit të plotë pas aksidentit të rëndë që pësoi në gushtin e vitit 2014.
Azemi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një video me skuadrën U23 të Furthit, ku i janë bashkëngjitur “tripit” të vitit, mbajtjes së topit në ajër me kokë, dhe për ta vendosur në fund në shportë.
Ky është sezoni i dytë që Ilir Azemi nuk regjistron paraqitje me ekipin e parë të Greuther Furthit. Por pas kësaj video, shihet qartë se reprezentuesi i Kosovës është pranë rikthimit në fushat e gjelbra./Indeksonline/


