Uji Dea

Hapësirë për forca të reja politike në Kosovë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Raif Ramabaja – Tani më, shumë kush në Kosovë pajtohet me faktin se kemi pos tjerash edhe krizë politiko – institucionale. Në qoftë se vazhdon edhe më tutje kështu, Parlamenti i Republikës së Kosovës de facto s’po funksionon, ose po “funksionon” me shumë vështirësi.

Skenat që i kemi pa’ në Kuvend, të shkaktuara nga opozita, nuk janë pëlqyer dhe janë dënuar nga shumica e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve. Kjo na jep të drejtë të konstatojmë se po ballafaqohemi me një problem të pengimit të punës së Kuvendit me mjete të palejueshme e të rrezikshme dhe jodemokratike, deri sivjet të panjohur në demokracinë e brishtë parlamentare të Kosovës. E secili problem për t’u zgjidhur kërkon ndryshime. Por, këto ndryshime, duhet menaxhuar mirë, sepse zgjidhja nuk është në krijimin e problemeve edhe më të mëdha. Menaxhimi me ndryshime nuk është punë e lehtë, sepse ndryshimet e reja sjellin probleme dhe pakënaqësi të reja.
Këtu q
ëndron edhe esenca e problemit.

Pozitive është se tani më edhe qytetarët disi janë këndellur. Nuk i pëlqen pushteti i tanishëm,por aq më pak ju pëlqejnë sjelljet e dhunshme të opozitës dhe lidershipit të saj. Ata kërkojnë njerëz me të kaluar të pastër. Shi për këtë, kjo tani është më se e nevojshme sepse votat e tyre po shkojnë poshtë. Në skenën politike të Kosovës, ka disa kohë që nuk po paraqitën forca të reja politike me fytyra të reja. Në pushtet dhe në listat zgjedhore kryesisht po shohim njerëz dhe parti të njëjta. E në anën tjetër, numri i atyre që nuk po dalin në zgjedhje, apo janë të papërcaktuar, sipas disa vlerësimeve sillet rreth 30-40 % , sepse nuk dinë për kënd të votojnë.

Ky është indikator i mjaftueshëm që tregon se në Kosovë ka hapësirë për njerëz të ri ( jo me diploma të natës dhe ende të lagëta) me ide ndryshe. Por, problemi qëndron në faktin se si t’i gjejmë njerëzit të cilët do të dëshironin të hynin në garë politike, e që si forcë i kanë argumentet e jo gazin lotsjellës, shishet, filikaqat, dhunën dhe sjelljet tjera antiligjore,duke pasur parasysh që formimi i partisë së re kërkon kohë,si dhe është proces i komplikuar dhe i shtrenjtë.

FIDANISHTJA

Nëse do të ketë formim të ndonjë subjekti të ri – lideri të ri apo reformim të ndonjë partie politike ekzistuese tani për tani është e vështirë të vlerësohet në mënyrë precize. Por, nevoja dhe shansi ekzistojnë,e dikush duhet t’a marrë guximin, ndërsa të tjerët t’a ndihmojnë, në qoftë se në të vërtetë dëshirojmë ndryshime kualitative.

Si të merren votat e të papërcaktuarve dhe atyre që janë të pakënaqur? Shumë votues tanë janë të pakënaqur, ndërsa numri i të papërcaktuarve nuk është i vogël. Duhet gjithsesi të shfrytëzohet ky potencial. Mirëpo, problemi qëndron në faktin se nuk mjafton që dikush të jetë vetëm i ri në moshë për të tërhequr votuesit, por, duhet të kenë kualitet dhe performancë të caktuar, të sjellë kualitet në aspektin profesional, moral dhe të vlerave. Ai, duhet të jetë konkurrues edhe në politikë,sepse edhe politika është bërë biznes, për më tepër një biznes shumë i vështirë por profitabil. Sot nuk është thjesht as lehtë në Kosovë të gjenden njerëz të tillë.

Po ashtu, këtu kemi parasysh edhe efektin financiar dhe atë medial. Për të dalë dikush në sipërfaqe dhe për të hyrë në garë duhet të jetë për çdo ditë aktiv edhe në media, e kjo kërkon angazhim të madh dhe para të majme.

Andaj, të gjithë ata që për çdo ditë po rrahin gjoks, le të urdhërojnë, e kanë shansin.