Ekstradohet nga Zvicra kosovari i dënuar me 20 vjet burg
Interpol Tirana ka njoftuar ekstradimin nga Zvicra të një shtetasi kosovar, i dënuar me 20 vjet burg.Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Cyrihu drejt vendit tonë i 37-vjeçarit, Osman Korpuzi, raporton Tch.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, që e ka dënuar Korpuzin me 20 vjet burg për “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.


