Histori shqiptare kundër Shqipërisë
Ndeshja e dytë e Euro 2016 po vlerësohet ndër më të veçantat e evropianit të futbollit që verën tjetër mbahet në Francë, shkruan Koha Ditore.
Në ndeshjen e dytë do të përballen Shqipëria dhe Zvicra, më 11 qershor të vitit të ardhshëm, në kuadër të Grupit A. Fakti se për Zvicrën, kundër Shqipërisë, pritet të luajnë rreth 5-6 futbollistë shqiptarë, ka bërë që për ndeshjen të shkruajnë shumë edhe mediume ndërkombëtare.
Shorti për Euro 2016 është tërhequr të shtunën, ndërsa Shqipëria për herë të parë do të paraqitet në një ngjarje të madhe.
Shumë gola për Zvicrën në vitet e fundit kanë shënuar futbollistët shqiptarë. Rrjedhimisht ka shumë gjasa që shqiptarët të shënojnë gola kundër Shqipërisë edhe më 11 qershor të vitit të ardhshëm. Por kjo nuk do të ishte diçka e re.
http://koha.net/?id=6&l=89272


