Eliminohet Xhaka, kualifikohet Mehmedi
Borussia Monchengladbach e Granit Xhakës është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, ndërsa tutje ka shkuar Bayer Leverkuseni i Adir Mehmedit.
Borussia Monchengladbash është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pasi në stadiumin e saj është mposhtur nga Werder Bremen me rezultat 3:4.
Xhaka ka luajtur për 90 minuta në këtë takim, por pa arritur që të ndihmonte skuadrën e tij të kualifikohej.
Në ndeshjen tjetër, Bayer Leverkusen ka mposhtur 3:1 Unterhaching, ndeshje të cilën po ashtu për 90 minuta luajti sulmuesi, Admir Mehmedi.
Përfaqësuesi i Zvicrës, nuk shënoj ose asistoj në këtë takim, por tregoj paraqitje shumë të mirë. /Express


