KKVITI

Volejbollistet e Dritës zbukurojnë qendrën e qytetit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Klubi i Volejbollit të Dritës për një kohë të gjatë do ta përkujtojnë vitin 2015 pasi ishte një vit mjaft i bereqetshëm duke dëshmuar profesionalizëm të lartë në çdo aspekt.

Brenda vitit u stolisën dy herë me Kupën e Kosovës dhe një herë me Superkupën e Kosovës, ndërsa në fund të edicionit vjeshtorë stolisën me titullin e kampionit pa asnjë humbje.

Këto ditë ky mes sportiv ka përgatitur edhe një befasi të këndshme për volejbollistet e saja duke i portretizuar në pelerina dhe ekspozuar në qendër të qytetit.

Për një kohë të gjatë një ambient të tillë sportiv Komuna e Gjilanit nuk e kishte përjetuar me këto foto të volejbollisteve duke shkaktuar ndjenjë të mirë tek të gjithë qytetarët e Gjilanit.

“Ishte një vit shumë i suksesshëm për klubin tonë, këto vajza kanë merituar një ekspozim të tillë për punën që kanë bërë, jemi shumë krenar që edhe qytetarët një përformancë të tillë e kanë pritur me shumë sportivitet”, ka bërë të ditur për rajonipress trajneri Lorik Ilazi.

Mobi Casa

Ilazi përpos që të gjitha meritat ua dedikon volejbollisteve të klubit për këtë ekspozim të fotove të volejbollisteve ka edhe një mesazh.

“Qëllimi ynë është ta sensibilizojmë përpos Volejbollin edhe sportin në përgjithësi vetëm në këso mënyra mund të arrijmë ti edukojmë gjeneratat e reja drejt sportit”.

Përformancën e ekspozimit të fotove në qendër të qytetit e ka përshëndetur edhe njëra ndër volejbollistet më të mira të këtij klubi Blinera Jaha. “Jam shumë krenare që i takoj këtij mesi sportiv fotot në qendër të qytetit kanë një mesazh sportiv për t`ju përkujtuar të gjithë të rinjëve se pa sport nuk ka jetë dhe mundë të them lirisht se qyteti i Gjilanit i takon volejbollit”.

Një projekt të tillë e kanë përkrahur Shërbimet Publike dhe Departamenti i Sportit në Gjilan i cili njëherit edhe e ka ndihmuar këtë projekt./sylejman ismajli/ rajonipress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.