Të shtëna me armë në Milano, vdes shqiptari
Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, gjatë një përplasje me armë zjarri. Ndërkohë, ka mbetur i plagosur edhe një tjetër shqiptar, 30 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Milano, ku dy autorët kanë hyrë në lokal dhe kanë nisur të qëllojnë me armë.
Sipas medieve italiane, 26-vjeçari ka qenë me precedentë penalë. Ndërsa, 30-vjeçari nuk dihet ende nëse është qëlluar me dashje apo aksidentalisht. /Shekulli/


