Shtohet interesimi për Gashin
Sulmuesi kosovar Shkëlzen Gashi është pranë largimit nga skuadra e Baselit, por jo edhe nga kampionati zviceran, njoftojnë mediumet zvicerane, përcjell sot Koha Ditore.
Interesim për Gashin 27-vjeçar pas Sionit ka shprehur edhe skuadra tjetër elitare e Zvicrës, Young Boys. “Sion do ta priste me duar hapur Shkëlzen Gashin. Por rasti i tij me Sionin ka mbetur ende vetëm interesim. Interesim për Gashin ka shprehur edhe skuadra e Young Boysit.
Madje mund të bëhet edhe një shkëmbim ndërmjet Gashit dhe Tenato Steffenit që mund të jetë një prurje e Baselit”, shkruan “lematin.ch”.
Reprezentuesi i Shqipërisë me Baselin ka kontratë deri në qershor të vitit 2018. Por ai nuk po gjen hapësirën e kërkuar në Basel. Në dhjetë ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka shënuar tre gola. Në dy vjetët e shkuar ai ishte golashënuesi më i mirë në ligë.
http://koha.net/?id=6&l=89084


