Fundamenti

TK refuzon kërkesën e BL Zarbincë, Bajrami thotë se qeveria po na asimilon heshturazi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Malësia e Bujanocit edhe më tej mbetet një sfidë në vete, banorët e mbetur në fshatrat e atjeshme përballen me shum sakrifica veqmas me infrastrukturën rrugore në periudhën e reshjeve atmosferike, e sidomos kur bora din të jetë e ashpër në këto vise malore.

Të pajtuar me fatin dhe kushtet banorët e vendbanimeve të malësisë kërkesat e tyre i kanë frekuentuar vetëm në projektet më prioritare, veqmas ata projekte që janë jetike për zhvillimin e një jete normale.

Bashkësia lokale e fshatit Zarbincë iu ka drejtuar me një kërkesë Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë lidhur me një investim në infrastrukturë në Malësi të Bujnaocit, kërkesë kjo e cila është refuzuar nga Trupi koordinues.

ARKATANA

Kërkesa që Bashkësia Lokale ia ka dërguar Trupit koordinues ka të bëjë me ndërtimin e një ure në vendin e quajtur “Reka e Mullës” rrug kjo e cila lidh vendbanimet Zarbincë – Suharnë me qëllim që kjo rrugë të jetë në çdo periudhë e kalueshme. Kjo rrugë, sa herë që ka patur reshje atmosferike për shkak të mungesës së urës është e pakalueshme dhe këto dy vendbanime mbesin të bllokuara mes veti, është shkruar në kërkesën drejtuar TK-së.

Sipas kryetarit të Bashkësisë Lokale të Zarbincës Selami Bajramit, qeveria e Sërbisë edhe njëherë tregoi joseriozitetin e vetë që ka ndaj shqiptarëve të Luginës, kërkesa negative e TK-së që iu është kthyer BL-së është një dëshmi se Malësia e Bujanocit dhe shqiptarët e këtushëm nuk janë në agjendën e TK-së e as të qeveris së Sërbisë.

Kjo sipas Bajramit është edhe një dëshmi e hapur se si Republika e Sërbisë e pengon kthimin e shqiptarëve në Malësinë e Buajnocit, e sidomos me këtë rast konsiderojmë se kemi të bëjmë me organizim të paramenduar për pengesën e kthimit të familjeve në Malësinë e Bujanocit./BujanociNet/