UP-ja e toleron dhe nuk e lufton kopjimin
Organizim të provimeve përmes kërkesave për të mësuar përmendësh, e cila rezulton me kopjime masive nga studentët, mungesë të përgjegjësisë nga profesorët për të vlerësuar shkathtësitë dhe aftësitë e studentëve gjatë debateve në klasë dhe mënyrës së prezantimeve të tyre të pavarura, mashtrime rreth mbajtjes së orëve të mësimit, politizim dhe grupe të interesit, botime shkencore me vlera të dyshimta, si dhe mungesa e etikës akademike, janë vetëm disa nga gjetjet e hulumtimit të bërë nga organizata joqeveritare D4D, në lidhje me Universitetin e Prishtinës dhe nevojën për ta reformuar atë.
D4D del me hulumtim rreth reformimit të Universitetit të Prishtinës.
Organizim të provimeve përmes kërkesave për të mësuar përmendësh, e cila rezulton me kopjime masive nga studentët, mungesë të përgjegjësisë nga profesorët për të vlerësuar shkathtësitë dhe aftësitë e studentëve gjatë debateve në klasë dhe mënyrës së prezantimeve të tyre të pavarura, mashtrime rreth mbajtjes së orëve të mësimit, politizim dhe grupe të interesit, botime shkencore me vlera të dyshimta, si dhe mungesa e etikës akademike, janë vetëm disa nga gjetjet e hulumtimit të bërë nga organizata joqeveritare D4D, në lidhje me Universitetin e Prishtinës dhe nevojën për ta reformuar atë.
Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, i cili e ka udhëhequr këtë hulumtim, ka thënë për “Kohën Ditore” se zhvillimet e dy-tre vjetëve të fundit e kanë sjellë Universitetin e Prishtinës në qendër të vëmendjes së opinionit publik, edhe madje jo për të mirë.
Ai ka thënë se gjatë një mandati janë ndërruar tri menaxhmente në këtë Universitet dhe që të tre i janë nënshtruar një lloj presioni, dikush nga jashtë e dikush nga brenda. Me gjithë qëllimet e mira që kanë mundur t’i kenë, asnjëri nuk ia ka dalë t’i krijojë kushtet për një reformë të mirëfilltë të Universitetit, ka thënë Pupovci.
Sipas tij, kjo për faktin se dikujt i ka munguar kredibiliteti, dikush e ka pasur mandatin e shkurtër, dikujt tjetër i ka munguar përkrahja nga brenda. Arsyet janë të shumta, por realiteti është ky që është, ka thënë ai.
http://koha.net/?id=27&l=88860


