Arifi takon anëtarët e kryesis së PD-së dega në Medvegjë
Situata aktuale politike dhe e sigurisë në komunën e Medvegjës po bëhet gjithnjë e më alarmante për shqiptarët e kësaj komune. Pas zgjedhjeve të parakohshme të 13 shtatorit situata u përkeqësua edhe më shumë, këtij poëkeqësimi i parapriu edhe vet 13 shtatori kur mijëra qytetarë shqiptarë të kësaj komune u penguan që të shkojnë në vendilndjen e tyre për të votuar.
Kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi subjekt i cili në zgjedhjet e 13 shtatorit arritit ta marrë besimin e shumicës shqiptarë në këtë komunë dhe kështu siguroi 5 ulëse në KK të Medvegjës, duke lënë PVD-së me 3 këshilltarë të cilët sot iu kanë bashkangjitur koalicionit serb të kësja komune për të qeverisur me pushtetin lokal, ka vizituar degën e PD-së në Medvegjë për tu njohur nga afër me situatën e shqiptarëve në këtë komunë.
Siq ka mësuar BujanociNet, në këtë takim u shqyrtuan shumë probleme që po i kanosen shqiptarëve në Medvegjë e sidomos tashmë pas konstituimit të qeverisjes lokale nga zgjedhjet e parakohshme të 13 shtatorit, ku 3 këshilltar të PVD-së kanë hyrë në koalicion me partite serbe e 5 këshilltar të PD-së janë në opozit. Për fat të keq pas kësaj edhe më shumë u keqësua gjendja e shqiptarëve atje, por mbesim me shpresë se me njerëz të vullnetit të mirë do t’ia dalim, është thënë gjatë këtij takimi.
Dega e PD-së në Medvegjë është zotuar se 5 këshilltarët e këtij subjekti politik do t`i mbrojnë interesat e shqiptarëve në qdo aspekt, pamvarësisht cilit subjekt politik i takojnë ata. Gjatë këtij takimi situata ëhstë konsideruar si tejet e rëndë dhe jostabile për shqiptarët e mbetur në këtë komunë./BujanociNet/


