ARKATANA

Komiteti i Arsimit e vlerëson të dobishme vizitën e delegacionit të arsimit në Turqi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti i Arsimit (KA) e ka vlerësuar të suksesshme vizitën e delegacionit komunal në Bursa të Turqisë, e cila shumë shpejt do të konkretizohet me përfitime konkrete për shkollat e Komunës së Gjilanit.

Arben Mehmeti, kryesues i KA, ka thënë se vizita të këtilla janë bërë edhe në qeverisjen e kaluar, por ato nuk kanë sjellë këso rezultate, prandaj e ka lavdëruar delegacionin e Drejtorisë Komunale të Arsimit që ka arritur të krijojë raporte të mira me donatorët turq.
Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka prezantuar një informatë të hollësishme për këtë vizitë si dhe për vizitën kthyese të delegacionit turk, të dyja të realizuar në këtë vit, e para në shtator dhe e dyta në nëntor.

Nga ky bashkëpunim, Gjilani do të ketë disa përfitime konkrete, ka thënë Musa, duke nënvizuar se kompania “Er Metal” si dhe qendra e bizneseve “Budgen” e pronarit me origjinë shqiptare Fahretin Gylener, janë shprehur të gatshme t`i pranojë 20 nxënës nga Gjilani në kurset për aftësim profesional, që zgjasin disa muaj dhe që njihen si kualifikime zyrtare në shtetet e BE-së.

Drejtori i Arsimit, Veli Serikaya, shkollave të binjakëzuar në Gjilan u ka dhuruar nga një lap-top me projektor, ndërkohë që ka kremtuar edhe nga një tabelë të mençur. Gjithashtu ai ka premtuar se për të gjitha shkollat në komunën e Gjilanit do të sigurojë nga një projektor, me qëllim që të rritet cilësia e mësimdhënies, përmes përdorimit të mjeteve teknologjike. Këto pajisje, do të transportohen falas në Kosovë, nëpërmjet KFOR-it turk, ka thënë Musa.

Hidromorava

Edhe Ajtene Shahiqi (AAK), si pjesë e këtij delegacioni, ka thënë se nxënësit e komunës së Gjilanit do të jenë përfituesit më të mëdhenj nga ky bashkëpunim i mirë me regjionin Bursa të Turqisë.

Opozita pati vërejtje te përbërja e delegacionit. Fehmi Sylejmani (VV) ka thënë se është dashur të përfshihen sa më shumë mësimdhënës, sepse ata do të kishin pasur mundësi që përvojat e atjeshme t`i zbatonin në shkollat e këtushme.

Kurse Leonora Bunajku (PDK) tha se vizita të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, por përfaqësimi pozitë-opozitë në delegacion ka qenë i barabartë, ndërsa tani nuk është vepruar njësoj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.