Edhe Shaqiri reagon pas shortit të Kombëtares
Edhe Xherdan Shaqiri e ka komentuar shortin e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Francë gjatë vitit të ardhshëm.
Anësori shqiptar ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, duke u shprehur i lumtur për shortin.
“Grupi A shumë i mirë. Vazhdojmë tutje”, ka thënë Shaqiri shkurtimisht postimin e tij.
Zvicra është pjesë e Grupit A, së bashku me Shqipërinë, Francën dhe Rumaninë. /Telegrafi/


