KKVITI

Shqiptari në top-formacionin e Ligës së Europës

/ 2 minuta lexim
HW

Taulant Xhaka po e mban lart “flamurin” shqiptar te kampionët e Zvicrës. Pavarësisht se te Bazeli luajnë disa lojtarë me gjak shqiptari, vetëm mesfushori energjik, i konsideruar si “Gatusso” i kombëtares kuqezi, po luan titullar. Shkëlzen Gashi, edhe pse dy herë radhazi “Këpuca e Artë” në Superligën e këtij vendi, nuk është në planet e trajnerit Schar.

Aliji, po ashtu, i rikthyer nga huazimi, nuk po gjen hapësira, edhe për shkak se është i lënduar, ndërsa vëllezërit “Ajeti”, Adonisi dhe Albiani, i përkasin së ardhmes së këtij klubi.

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të Ligës së Evropës, për këtë raund ndeshjesh, të fundit në fazën e grupeve, në të cilin ka përfshirë edhe mesfushorin e kombëtares sonë kuqezi.

Mobi Casa

Ai është përzgjedhur si mesfushor shkatërrues, qendror, së bashku me belgun e Napolit, Mertens.

Mesfushori 24-vjeçar ka luajtur 15 ndeshje në kampionatin helvet, këtë edicion, ku është ndëshkuar pesë herë me kartonë të verdhë. Në Kupat e Evropës, po për këtë edicion, Xhaka ka luajtur 6 ndeshje, ose e thënë ndryshe 540 minuta. Pjesë e kombëtares kuqezi ka qenë në 9 ndeshje. /telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.