United Hospital

Arroganca e Qeverisë e forcon opozitën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mustafa e Thaçi nxisin tensione të reja. Injorimi i kërkesave opozitare i motivon kundërshtuesit e Asociacionit dhe Demarkacionit

Pa anulim të marrëveshjeve, pa lirimin e të burgosurve politikë dhe pa një qëndrim të vendosur institucional të Kosovës, se Kosova nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të bëjë koncesione, nuk do të mund të ketë normalitet institucional

Hidromorava

Deklaratat refuzuese të partnerëve të koalicionit qeverisës, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi, karshi tri kërkesave të opozitës së bashkuar, për anulim të marrëveshjeve të 25 gushtit, Asociacionit dhe Demarkacionit, referendumit ose zgjedhjeve të reja, e kanë motivuar edhe më shumë opozitën që të këmbëngulë në qëndrimet e saj.

Zyrtarë të subjekteve politike në opozitë, të kontaktuar nga gazeta, kanë thënë se, pavarësisht barrikadimit të Qeverisë në mbrojtje të marrëveshjeve të dëmshme dhe aktivizimit të policisë e drejtësisë për të ndaluar, burgosur deputetë opozitarë, veprimet e koordinuara për të pamundësuar punën e Kuvendit, por edhe protestat qytetare deri në rrëzimin e kësaj qeverie, nuk do të ndalen.”Pa anulim të marrëveshjeve, pa lirimin e të burgosurve politikë dhe pa një qëndrim të vendosur institucional të Kosovës, se Kosova nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të bëjë koncesione sa i përket territorit, institucioneve dhe vetë Republikës, Kosova as nuk do të mund të vazhdojë si Republikë, por në anën tjetër as nuk do të mund të ketë normalitet institucional”, tha kreu i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Visar Ymeri./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.