United Hospital

Kosova keq me të drejtat e njeriut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të drejtat e njeriut në Kosovë vazhdojnë të shkelen në të gjitha fushat, ndërsa shteti nuk po arrin t’u krijojë qytetarëve një jetë më të dinjitetshme.

Madje, sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Republika e Kosovës ka dështuar në fushën e të drejtave të njeriut.
Kosova në raportet e KMDLNJ-së gjatë 2015-s rezulton se është vendi që më së paku i kushton rëndësi respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Këto të drejta qytetarit kosovar i shkelen edhe nga bashkësia ndërkombëtare, që e ka izoluar nga lëvizja e lirë.

United Hospital

Në intervistën dhënë për “Zërin” të mërkurën në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kreu i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, thotë se Kosova ka infrastrukturë ligjore për të respektuar të drejtat e njeriut, mirëpo ligjet nuk po zbatohen, të drejtat po shkelen dhe qytetari kosovar po përballet me krizë të rëndë sociale.

“Në shtetet e zhvilluara ku ka një sundim të ligjit dhe një demokraci të zhvilluar të drejtat e njeriut kanë arritur standardet më të larta, ndërsa në Kosovë mund të flasim vetëm për standarde minimale sepse edhe nga konteksti ekonomiko-social, edhe nga fakti që përbëhet Kosova si një shtet i ri, por i brishtë janë përcaktuese për kualitetin e së drejtës”, tha ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.