Fundamenti

Raport pozitiv për dialogun, pa rekomandim për heqjen e vizave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në kohën kur në Kosovë është krijuar një optimizëm i madh se para përfundimit të këtij viti Komisioni Evropian do të dalë me rekomandim të prerë për heqjen e vizave Kosovës, duke konstatuar se janë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme, në Bruksel nuk japin lajme të mira në këtë drejtim edhe pse përmendet se Kosova, pa dyshim, ka shënuar progres, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e BE-së nuk e ndajnë mendimin dhe vlerësimin e kryeministrit të Kosovës se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike.

Kjo do të jetë e qartë edhe në Raportin që Komisioni Evropian pritet ta përmbyllë diku javën e ardhshme. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel në këtë raport do të vlerësohet përparimi i Kosovës, do të thuhet se janë përmbushur shumica e madhe e kritereve, por jo të gjitha. Për momentin përmendet numri prej 9 kushteve që mbeten për t’u përmbushur në të ardhmen.

Mobi Casa

Pa përmbushjen e tyre Komisioni nuk mund të bëj rekomandimin për heqjen e vizave dhe nuk mund të nis procedurat e nevojshme në Këshillin e BE-së

http://koha.net/?id=27&l=88277

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.