Vetëvendosja: Deputetët kanë imunitet, nuk duhet të arrestohen!
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë aktuale në lidhje me arrestimet e fundit ndaj deputetëve të opozitës. Në një konferencë për media ky subjekt politik vlerëson se deputetët janë arrestuar dhe përndjekur nga udhëheqësit e pushtetit.
Aida Dërguti ka thënë se si pasojë e deklaratave të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, policia morë urdhra për të përndjekur deputetët tanë.
“Fillimi i përndjekjeve politike është si pasojë e deklaratave të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët dhanë urdhërua për arrestime dhe si pasojë kemi 8 deputetë të përndjekur politikisht”, ka thënë Dërguti.
Ajo tha se gjithashtu se edhe arrestimi i Albin Kurtit ishte nën masa të tepruara të forcave policore.
“Nën masa të rrepta siguri u arrestua edhe Albin Kurti, ai u arrestua në festën e flamurit dhe kjo ishte shumë e rëndë dhe pas gjithë kësaj kryeministri thërret me dialog” ka thënë Dërguti.
Ndërkaq edhe Glauk Konjufca ka akuzuar sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke thënë se nuk ka drejtësi të pavarur.
Konjufca ndër të tjera ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës nuk është armë, është keqinterpretim.
“Të gjitha raportet që vijnë për Kosovën zakonisht e kemi drejtësinë si njërin prej sektorëve të funksionimit të keq, një drejtësi e cila nuk është e pavarur. Ju e mbani në mend se z.Mustafa i ka marr votat e qytetarëve për pavarësimin e gjyqësorit dhe të jete e pavarur, ajo që po e shohim është se nuk është realizuar ky premtim. Sot Isa Mustafa kontrollon totalisht drejtësinë dhe e shfrytëzon për përndjekje politike të opozitës së bashkuar. Hedhja e gazit lotsjellës nuk është përdorim i armëve është keqinterpretim”, ka thënë Konjufca. /Zëri/


