AAK: Jepni fund ndjekjeve politike
Partia e Ramush Haradinajt ka dërguar një komunikatë për media, ku ka kërkuar që të ndalet ndjekja e deputetëve.
Në këtë komunikatë thuhet se e konsiderojnë të panevojshme arrestimin e Albulena Haxhiut dhe deputetëve të tjerë.
“Është e papranueshme logjika që të hapen dyert e policisë dhe të prokurorisë për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kjo është një goditje e rëndë për autoritetin e deputetëve, aq më tëpër të hapen dyert për veprimin e tyre politik, brenda sallës së Kuvendit, pavarësisht formës në të cilin bëhët ai. Në këtë rrafsh e vlerësojmë të papranueshëm dhe të panevojëshëm, arrestimin e deputetes Albulena Haxhiu.
Kosova sot është përball një problem politik, një krizë politike, një krizë parlamentare dhe logjika që problemet politike të zgjidhen me mjete policore, nuk mund të interepretohet ndyshe, përpos si shtypje e lirive politike. Arrestimi i deputetëve ka qenë një veprim i nxituar, dhe përgjegjësinë për këtë e mbajnë vetë urdhërdhënesit, të cilët kanë rënë në kurthin që e kanë ngritur vetë. Ska shtet normal, që mban kaq shumë deputet në burg, në të njejtën kohë. Jepni fund kësaj logjike se boll u ba”, thuhet në reagimin për media të AAK-së./Indeksonline/


