ARKATANA

Shteti i shtrirë përtokë nga pushtetarët e korruptuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

16 vjet pas luftës, Kosova nuk prodhon stabilitet e as zhvillim. Korrupsioni dhe nepotizmi politik e familjar e kanë mbytur shpresën e qytetarëve.

“Tani kjo shtresë politike prodhon jostabilitet në vend dhe prodhim të zhvillimit të krizave të çfarëdo lloji. Është evidente që pas 16 vjetëve, shteti i Kosovës është bërë çerdhe e së keqes së çdo dukurie negative të shoqërisë së përvuajtur nga këta kontrabandistë politikë, të shfaqur si shpëtimtarë të Kosovës, por që po ia sjellin krizën e terrorin nga korruptimi mizor, pa asnjë dhimbje për qytetarin”, u shpreh analisti Ali Hertica

Eco Higjiena

Shteti i ri i Kosovës, tani kur po mbushen edhe 16 vjet pas luftës, po mbetet një vend i nëpërkëmbur. Në vend që të prodhoje stabilitet, siguri e zhvillim, po prodhon dhe po njeh vetëm kriza të njëpasnjëshme edhe politike, edhe zhvillimore e të sigurisë. Kjo vjen si pasojë e politikanëve të korruptuar, të cilët nuk e çajnë kokën për një shtet me demokraci të zhvilluar.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë për gazetën se zanafilla e qeverisjes së keqe, që nuk ka prodhuar institucione funksionale në interes të stabilitetit dhe zhvillimit të vendit, vjen nga vendosja e bazës së institucioneve të para transitore nga UNMIK-u, e që me atë mbrapshti ka vazhduar i njëjti avaz edhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit nga kjo klasë politike në pushtet, në të gjitha periudhat kohore. “Mendoj që pasojë pse Kosova ka mbetur edhe 16 vjet pas çlirimit shtet jostabil dhe jofunksional, në të gjitha fushat, duke mos arritur që shumicën e problemeve t’i zgjidhë në funksion të shtetndërtimit stabil, duke përfshirë edhe fushën ekonomike dhe sociale, është instalimi joadekuat dhe profesional i administratës së UNMIK-ut, që në vitin 1999 me Rezolutën 1244, një administratë e cila ka zgjatur, por edhe ka instaluar në shumicën e institucioneve kyçe-shtylla të shtetit, njerëz që nuk kanë qenë në lartësinë e detyrave të shtetndërtimit, as në aspektin juridik, dhe as në aspektin politik të organizimit të organeve shtetërore”, u shpreh Kelmendi./kosova sot/