UBT

Dënohet në Gjilan, punësohet në Ferizaj?

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “Gjykata Themelore e Gjilanit, departamenti për krime të rënda, më 31 korrik 2015 ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht ish-drejtorin e arsimit në Viti, Fehri Qerimin, i cili më 2012 kishte shpërdoruar pozitën zyrtare”. Kurse, Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj, pas një muaji të dënimit, më 1 shtator 2015 e punësoi pa konkurs, kurse më 18 nëntor 2015 e zyrtarizoi, duke e përzgjedhur mësimdhënës për Gjuhë shqipe dhe letërsi në shkollën ekonomike “Faik Konica”.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj, më 5 tetor 2015, shpalli konkurs publik për plotësimin e vendeve të lira të punës për shkollën ekonomike “Faik Konica” të Ferizajt, në mesin e të cilëve edhe një mësimdhënës për Gjuhën shqipe. Konkursi u referohet ligjeve, neneve dhe Udhëzimit Administrativ nr. 6/2015, Normativi për Kuadër Profesional për Arsimin e përgjithshëm të MAShT-it, të cilave, drejtoria e sipërpërmendur nuk iu përmbahet.

Pas testeve dhe intervistave të mësimdhënësve, Drejtoria Komunale e Arsimit, më 18 nëntor 2015, në tabelën e shpalljeve njoftoi për pranimin e kuadrit, ku na habiti e dhëna se, për Gjuhë shqipe dhe letërsi kishte pranuar kandidatin Fehri Qerimin, që nuk plotësoi asnjë kusht sipas Udhëzimit Administrativ, nr. 6/2015, sipas Normativit për Kuadër Profesional për Arsimin e përgjithshëm të MAShT-it, ku në nenin 6, pika 1.1, kërkon nivelin master të Fakultetit të Edukimit, si dhe pika 1.2 për mësimdhënës të gjuhës shqipe kërkon po ashtu nivelin master të gjuhës dhe të letërsisë shqipe ose të i letërsisë dhe të gjuhës shqipe, ku mjerisht kandidati asnjërën nuk e ka, kurse Drejtoria e Arsimit thirret në “zbatimin” e Udhëzimit Administrativ të sipërpërmendur, përkatësisht, ajo thirret në shkeljen e këtij udhëzimi, e cila nuk përfundon këtu.

Megjithatë, para se ta zbatonin UA-në, drejtoria përkatëse nuk është dashur ta thërras fare në intervistë z. Qerimi, ku sipas burimeve të shkruara të Rajonipress-it, më 31 korrik 2015, i apostrofuari ishte dënuar me gjashtë muaj burgim. Citojmë: “Gjykata Themelore në Gjilan departamenti për krime të rënda ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht ish-drejtorin e arsimit në Viti, Fehri Qerimin i cili më 2012 kishte shpërdoruar pozitën zyrtare”.

Më skandaloze është fakti se, ky kandidat, pos që nuk i plotësoi kushtet, pas një muaji të dënimit nga departamenti për krime të rënda me gjashtë muaj burgim me kusht, Drejtoria Komunale e Arsimit e rehaton si mësimdhënës, më 1 shtator 2015 pa shpallur konkurs, kurse e zyrtarizoi më 18 nëntor 2015, duke e zgjedhur mësimdhënës për Gjuhë shqipe dhe letërsi në shkollën ekonomike “Faik Konica”.

Kjo do të thotë, se Drejtoria Komunale e Arsimit, përfshirë edhe sekretarin që është jurist, me dashje a pa të, shkelin ligjet e arsimit të UA-së, të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, të cilit i referohen në konkurs, por nuk e zbatojnë në praktikë, duke i refuzuar të tjerët që nuk janë të dënuar për asnjë vepër dhe që i plotësojnë kushtet me UA-në.

Pos kësaj dosjeje gjyqësore, z. Qerimi nuk i plotësoi as kushtet e tjera:
1. Kandidati është marrë në punë para se të shpallej konkursi dhe jo sipas UA-së, nr. 6/2015, neni 6;
2. Kandidati nuk është i diplomuar në master;
3. Kandidati nuk ka licencë dhe as nuk është në proces licencimi në Sektorin e Inspeksionit të Arsimit në Ferizaj;
4. Kandidati nuk është banor i komunës së Ferizajt, duke iu referuar sistemit në Zyrën e Ofiqarisë të Ferizajt;
5. Kandidati nuk është taksapagues i kësaj komune, por paguhet me këto taksa.

United Hospital

Vallë, shtrohet pyetja: – A e meritojnë fëmijët e qytetarëve të Ferizajt, që një mësimdhënës i dënuar në Gjykatën e Gjilanit dhe që nuk e plotëson asnjë kusht për atë vend pune, DKA-ja e Ferizajt e punëson? Ferizajasit janë taksapagues komunalë, ku institucionet përkatëse janë të obliguara t’u ofrojnë cilësi dhe kuadro cilësor për mësim fëmijëve të tyre, e jo kuadro të dënuar me dosje gjyqësore, që Komuna e Gjilanit dhe e Vitisë nuk e mbanin për vete, kurse Ferizaji “bamirës” i rehaton, duke i lënë qytetarët e vet të papunë dhe që i plotësojnë kushtet.

Nuk kam fjalë të tjera për ta përshkruar këtë skandal, këtë padrejtësi dhe këtë paligjësi, që përditë institucionet e thërrasin ligjin për drejtësi…

Dhe, jo vetëm kaq, por duke mos dashur të lodh lexuesit, e veçmas ferizajasit, nëse nuk bindeni me këto që i shkrova, shihni edhe burimet e tjera të medieve dhe të institutit GAP, se çka shkruajnë për ish-drejtorin Fehri Qerimin, e të sapozgjedhurin mësimdhënës të Gjuhës shqipe dhe të letërsisë nga Vitia në Ferizaj.

Burimet e tjera mediale, që shkruajnë për keqpërdorimin e detyrës të z. Qerimi, e që DKA-së së Ferizajt nuk i bëjnë përshtypje, e thirren në respektimin “e ligjit”:
“Ekuilibër”, më 5 maj 2010; “RTK”, më 19 maj 2010, ditari, 19.30; Gazeta “Jeta në Kosovë”, më 4 nëntor 2011; “Rajonipress”, më 26.10 2012; Instituti për Studime të Avancuara – GAP, “Letërnjoftimi i Komunës së Vitisë, 2012”; G a z e t ë j av o r e | 4 p r i l l 2 0 1 1 | n r . 2 8 9 | www. v e t e v e n d o s j e . o r g.; “Rajonipress”, më 10.10. 2013; “Ora.info”, më 30 tetor 2013; “KALLXO.COM”, MË 10 DHJETOR 2014; “Rajonipress”, më 31 korrik 2015.

Duke e përfunduar këtë shkrim, më ka befasuar edhe një gjë, se si ka heshtur edhe Dega e PDK-së në Ferizaj, duke mos reaguar për manipulimin e anëtarit militant të saj nga Qeveria Komunale e LDK-së në Ferizaj, i cili kur e do pozita udhëheqëse shkonte në Viti, e kur e kërkon punësimi vjen në Ferizaj, në kuptimin e fjalës popullore “shul e vek”.

Po ashtu, as kuvendarët e opozitës tjetër komunale, (në mbledhjen e fundit), nuk i kishte shqetësuar kjo gjë, të cilët duhet të jenë korrigjues kryesor për të përmirësuar gabimet e pozitës, që fëmijëve të qytetarëve të tyre t’u sigurojnë mësimdhënës e edukator për mësim dhe edukim cilësor. Por, mjerisht, askush nuk e tha asnjë fjalë për këtë, edhe pse përciptazi u prek punësimi në këtë drejtori./ramadan asllani/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.