United Hospital

Kapja e dyfishtë e shtetit nëpërmjet bordeve

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjithçka me politizimin e institucioneve Qeveria aktuale e ka nisur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së. Pika e 8 e marrëveshjes parashihte ndarjen e barabartë të të gjitha pozicioneve që emërohen nga Qeveria.

Kjo marrëveshje është duke u zbatuar edhe për pozitat e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, ka thënë Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i institutit INDEP, në një intervistë për gazetën “E diela me Koha Ditore”.

Emërimi i personave politikë nëpër bordet e ndërmarrjeve publike përbën shkelje ligjore, ka thënë Ejupi. Shkelja ligjore, sipas tij, po bëhet për të kapur shtetin dhe për të kontrolluar secilin institucion shtetëror.

Eco Higjiena

Ejupi ka folur për raste të veçanta të emërimeve dhe për rrezikun e dëmin që u shkaktohet aseteve të rëndësishme shtetërore nga këto emërime politike. Duke politizuar secilën ndërmarrje e agjenci të pavarur, Ejupi thotë se Qeveria po e dëmton perspektivën evropiane të Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=87570

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.