United Hospital

Kusht i dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjurmët e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbesin të freskëta derisa nuk mbyllet plaga e të pagjeturve, e cila për 16 vjet me radhë po instrumentalizohet nga politika.

Derisa Qeveria e Kosovës nuk është treguar e “zonja” që çështjen e 1650 personave të zhdukur ta vënë si temë bazë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, Qeveria e Serbisë po bën politikë me të pagjeturit kosovarë.

Partitë opozitare në Kosovë thonë Qeveria e Serbisë e di saktë se ku janë kosovarët e zhdukur, por vazhdimisht po mundohet ta minimizojë çështjen, deri në zhdukjen e gjurmëve të krimit.

Hidromorava

Madje, sipas tyre, kjo temë nuk dialogohet, por duhet të jetë kusht i dialogut. Ata madje kujtojnë faktin se Serbia obligohet nga organizatat ndërkombëtare për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Për më tepër, subjektet politike opozitare në Kosovë përgjegjëse për moszbardhjen e fatit të të pagjeturve e bëjnë edhe Qeverinë e Kosovës pasi, sipas tyre, po iu nënshtrohet kërkesave të Qeverisë serbe.

Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për “Zërin” se Qeveria e Kosovës e ka dorëzuar për herë të dytë dokumentin me listën e temave që kërkon të trajtohen në dialogun e Brukselit e ku ndër temat kryesore, sipas saj, është edhe çështja e të pagjeturve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.