Komuna e Kamenicës hap disa rrugë në disa lokalitete
Kamenicë – Është intervenuar në hapjen dhe përmirësimin e rrugëve në disa lokalitete me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.
Intervenimet sipas zyrtarëve komunal janë bërë nga: Lagjja Malësia, Moqarë, Stralicë, Moqarë i Poshtëm dhe nga rruga qarkore në Berivojcë.
Me këto intervenime është mundësuar qarkullimi për të gjitha to familje që jetojnë në këto vise malore kanë thënë zyrtarët e Kamenicës./rajonipress/


