Hidromorava

Ahmeti: Dialogu është mjet e asnjëherë qëllim në vetvete

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se dialogu është mjet, e asnjëherë qëllim në vetvete, duke shtuar se tek ne dialogu është bërë zëvendësim i zgjidhjes.

“Pra më mirë është të dialogosh pafund edhe kur e din se nuk ka kurrfarë rezultati, se sa të dukesh se po refuzon dialogun”, shkruan Ahmeti, transmeton Koha.net.

Përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk është proporcional me veprimet e Kosovës, sipas Ahmetit, ngaqë Serbia së fundi bëri pritje pothuajse shtetërore , kriminelit të dënuar për krime lufte në Kosovë, e kjo për Ahmetin është një shuplakë për viktimat dhe familjet e tyre në Kosovë.

“Me gjithë vullnetin e mirë te shqiptarëve të Kosovës (jo qeverisë), me qëllimin e përmirësimit te marrëdhënieve me Serbinë (vullnet i paprecedent në raste të ngjashme në botë), Serbia për çdo ditë tregon se nuk është e interesuar të bëjë të njëjtën. Së fundi i bëri pritje gati se shtetërore kriminelit të dënuar të luftës për krime në Kosovë. Veçse edhe një shuplakë për viktimat dhe familjet e tyre”.

ARKATANA

Ai u drejtohet qytetarëve duke u thënë se “mos u ndieni keq për qasjen që duhet ndërruar ndaj dialogut. Kemi treguar durim e vullnet të paparë. Mirëpo nënshtrimin nuk duhet pranuar”, sepse sipas Ahmetit, vullneti nuk duhet të keqkuptohet si pranim i pabarazisë.

“Këtë mund ta bëjmë edhe qetë edhe me dinjitet. Këtë duhet kuptuar secila qeveri e secili politikan. Nuk mund të fitojë askush nga nënshtrimi i popullit”, shkruan në fund kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

http://koha.net/?id=27&l=87476

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.