Lumezi: Të gjithë presin pastrimin e institucioneve nga korrupsioni
Kryeprokuror i Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi ka thënë se Prokuroria e Shtetit ka ngritur dhjetëra aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë dhe prokurorët së bashku me qytetarët presin verdiktin e drejt ndaj këtyre lëndëve.
Ai tha se zgjedhja e lëndëve për korrupsion duhet të jenë me prioritet në Gjykata.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se të gjithë kemi obligim ta mbështesim dhe fuqizojmë njeriun e drejtësisë dhe bashkërisht ta rrisim përgjegjësinë ndaj qytetarëve tonë.


