Berat Gjimshiti duhet të gjejë skuadër të re
Nga janari i vitit të ardhshëm, Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Zuerichut.
Ai do të duhet të gjejë skuadër të re.
“Blick” thotë se Gjimshiti nuk është në planet e trajnerit të Zuerichut, Sami Hyypia.
22-vjeçar është në listën e trajneri Hyppia të lojtarëve që do t’i largojë gjatë janarit, ka njoftuar “Blick”, përcjell albinfo.ch.
“Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë dështoi në ndeshjen që Zuerichu e humbi me rezultatin 5:0 nga Grasshoppersi. Ishte ndeshje dëshpëruese”, shkruan “Blick”.
Gjimshiti me Zuerichun kishte kontratë deri në qershor të vitit 2016.


