Eko Higjiena

Rektori i UBT-së përfaqësoi Kosovën në Varshavë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Evropiane për Cilësi, e cila i zhvilloi punimet në Varshavë të Polonisë, duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës, në njërën ndër organizatat më të rëndësishme evropiane.

Gjatë fjalimit të mbajtur në samit, rektori Hajrizi theksoi se Republika e Kosovës ka nevojë për krijimin e një infrastrukture moderne të cilësisë, të bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe amerikane. Kjo krijon mundësinë e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërlidhjen me kompanitë e mëdha ndërkombëtare, e rrit aftësinë konkurruese si dhe ndihmon në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në këtë drejtim, tha ai, përmes aktiviteteve të UBT-së, por edhe të asociacionit “Quality Kosova”, të krijuar po për këtë qëllim, po u jepet ndihmesë institucioneve dhe bizneseve e asociacioneve të ndryshme në fushën e cilësisë.

Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat si Organizata Evropiane për Cilësi është shumë i rëndësishëm për t’u ndërlidhur me këto praktika dhe me institucionet më relevante në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë.

Eco Higjiena

Rektori i UBT-së tha se duke e përfaqësuar Kosovën në Organizatës Evropiane për Cilësi, institucioni që ai drejton po hap rrugët e bashkëpunimit me organizatat e rëndësishme evropiane dhe po i siguron Kosovës përvojë dhe ekspertizë, në fushën e cilësisë, një lëmi me rëndësi të veçantë në ditët e sotme, për të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet e shtetit.

Drejtues të Organizatës Evropiane për Cilësi theksuan rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës në këtë institucion dhe shprehën interesimin e tyre për ta ndihmuar Republikën e Kosovës, në nismat e ndryshme për sigurimin e cilësisë në të gjitha fushat e jetës.

Kosova është pjesë e Organizatës Evropiane për Cilësi, përmes “Quality Kosova”, e drejtuar nga Edmond Hajrizi, që nga dhjetori i viti 2013, kur është pranuar, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj organizate, mbajtur në Stamboll të Turqisë.

“Quality Kosova” është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Ai promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve sipas standardeve ndërkombëtare, si ISO 9001 e të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.