ARKATANA

Valon Shefkiu raporton para degës së LDK-së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në përmbushje të vazhdueshme të agjendës së parapërcaktuar nga Kryesia e Degës së LDK-së në Gjilan, u vazhdua me raportimin e drejtorëve komunalë nga fushat dhe sektorët e ndryshëm. Në takimin e mbajtur të premtën me kryetarët e Nëndegëve i ftuar ishte drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit z. Valon Shefkiu për të raportuar për punën e deritanishme.

Takimin e udhëhiqi shefi i Grupit të këshilltarëve komunalë të LDK-së, Avdyl Aliu i cili fillimisht tha se DUPMM është një nga drejtoritë më të rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë.

Kjo drejtori krahas punëve të mira që po i kryen në përmbushje të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të komunës së Gjilanit, përballet edhe me sfida të ndryshme e që me angazhimin e të gjithë stafit të drejtorisë konsiderojmë se janë duke i përmbushur ato për të cilat janë të thirrur.

Në këtë takim drejtori i DUPMM-së, Valon Shefkiu në fjalën e tij informoi kryetarët e Nëndegëve për punën e bërë në të gjithë sektorët që i ka kjo drejtori.

Eco Higjiena

Valon Shefkiu tha se ky vit është viti më i suksesshëm në inkasimin e të hyrave e që kap shumën prej 660.000 eurove nga lejet e ndërtimit deri më tani e që është 97% e asaj që është planifikuar për këtë vit.

Gjithashtu njoftoi rreth planeve rregulluese të hollësishme të cilat janë në proces e sipër dhe punën e mire që po bëhet në hapjen e trases së rrugëve në tri planet e miratuara si: Fidanishte, Kampi Monteith dhe tek Livadhet e Arapit e që në këtë mënyrë fillohet me implementim të planeve rregulluese të miratuara në Kuvendin Komunal.

Në këtë takim targeti tjetër i fjalës së drejtorit ishte procesi i legalizimit të objekteve të ndërtuara në komunën e Gjilanit duke i njoftuar ata me rëndësinë që ka ky proces si për komunën ashtu e dhe për vet pronarët e objekteve që i legalizojnë ato dhe kërkoi nga kryetarët e nëndegëve që ata në lokalitetet e tyre të sensibilizojnë edhe më qytetarët që të fillojnë me aplikimin e tyre për legalizim të objekteve.

Kryetarët e nëndegëve e mirëpriten dhe falënderuan drejtorin Shefkiu për informatat nga kjo drejtori dhe interesimi i tyre kishte të bënte me procesin e legalizimit, emërtimin e rrugëve, planifikimet e rrugëve nëpër fshatra, hapësirat për varreza etj etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.