United Hospital

Matoshi, takon përfaqësuesit e Handikos-it

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi së bashku me drejtorin Agim Bucolli, ka pritur sot përfaqësuesit e Handikos-it në Kamenicë, Hyrmete Morina, Shejnaze Fazliu dhe Ilir Maliqi, me rastin e 3 dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar.

Data 3 dhjetor e vitit 1992 pa dyshim së mbetët njëra nderë ditët më të rëndësishme për qytetaret më aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre,sepse mu në ketë ditë në vitin 1992 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së caktoi 3 dhjetorin – Ditë Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuar.

Qëllimi i caktimit të kësaj date është, që vëmendja e opinionit të gjerë shoqëror të përqendrohet mbi jetën e pavarur dhe të vlefshme të qytetareve më aftësi të kufizuar, promovimin e të tyre,të kuptuarit e çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe mobilizimin e përkrahjes për dinjitet, të drejta të barabarta dhe mirëqenie të personave më aftësi të kufizuar.

Mobi Casa

Nënkryetari Matoshi, i ka ofruar mbështetje të plotë Handikosit në funksionimin e vet. “Është një përkushtim i plotë i yni, dhe në veçanti edhe i Kryetarit Begzad Sinani për të mbështetur aktivitetet Tuaja. Ne e vlerësojmë lartë angazhimin Tuaj për të lehtësuar dhe ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Ju jeni pjesë e rëndësishme dhe e shoqërisë sonë, dhe do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim të ngushtë mes vete” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Hyrmete Morina ka falënderuar komunën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj organizatës dhe kësaj kategorie të shoqërisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.